E bën sërish! Veliaj injoron urdhrat e Manastirliut për COVID-19

E bën sërish! Veliaj injoron urdhrat e…

Në mënyrë të përsëritur, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, injoron urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë për mospërhapjen e koronavirusit.

Numri i të prekurve nga coronavirus në shqipëri ka shkuar në 2,662,  prej të cilëve 1,034 janë aktiv numri më i madh i të cilëve është shtuar në javët e fundit.

Për këtë qëllim ministria ka kërkuar shmangien e grumbullimeve dhe takimeve politike.

“Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje për tu kujdesur për veten. Përdorni maskë në ambjente të mbyllura ku nuk mund të ruani distancën me njëri-tjetrin”.

Pavarësisht kësaj kryetari i Bashkisë së Tiranës në asnjë moment nuk ndal takimet me të vetmin qëllim, propagandën.

Ky takim ku pjesëmarrja duket shumë e lartë dhe pa asnjë masë, është zhvilluar këtë të enjte.

Dhe i pyetur nga televizioni mbi rrezikun që mbart, Veliaj preferon të vazhdojë me vazhdën e provokimeve dhe të papërgjegjshmësisë.

Muajin e kaluar, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj organizoi një koncert në Amfiteatrin e Tiranës. Nga pamjet e publikuara nga vetë ai në rrjetat sociale, dukej se të pranishmit nuk po respektonin distancimin social.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit