E braktisur nga bashkëshorti, Desantina kërkon ushqim dhe një strehë të ngrohtë për fëmijët e saj

E braktisur nga bashkëshorti, Desantina kërkon ushqim…

Kjo është Desantina Kulla, nënë e 3 fëmijëve e mbetur në qiell të hapur. Themi këtë pasi edhe dhoma që i ka liruar babai nuk është në kushte të mira, pasi dhe vetë ai nuk ka mundësi ekonomike.

E divorcuar nga bashkëshorti, i cili lë një pagesë për 3 fëmijët prej 60 mijë lekësh të vjetra që nuk dalin për pampersat e më të voglit, Desantina kërkon ndihmë.

Ajo thotë se çfarë bie jashtë, i futet në banesë dhe jetesa është vështirësuar, pasi dhe fëmijët të cilët janë të vegjël rrezikojnë të sëmuren.

Kushdo ka mundësi, të ndihmojë që edhe Desantina bashkë me 3 vogëlushët e saj, te jetojnë në një strehë të ngrohtë, pasi ish-burri i ka kërkuar që 3 fëmijët t’i dërgojë në jetimore dhe nuk iu del për zot.

Kushdo ka mundësi të ndihmojë Desantinën dhe fëmijët e saj, të kontribuojë në numrin e llogarisë bankare, AL13212110090000000001685883 dhe të kontaktojë në numrin e telefonit, 069 618 7816

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit