E braktisur nga e bija, e gënjyer nga Eni Çobani! Refia ka nevojë për ndihmë, lyp për të mbijetuar

E braktisur nga e bija, e gënjyer…

Refie Cena, një grua që po përballet me vuajtje të pafundme, ka përjetuar një zhgënjim të thellë nga ata që duhej të ishin mbështetje për të. Vajza e saj, e cila ka hequr dorë nga nënë e saj, nuk e pranon më në shtëpi dhe e ka lënë të kalojë ditët e saj në mes të varfërisë. Refia është lënë në mëshirë të fatit, pa ndihmën e fëmijës së saj, të cilit i kishte besuar gjithë jetën.

E gjendur në këtë udhëkryq, Refia pa si shpresë denoncimin publik dhe iu drejtua emisionit të njohur “Shihemi në Gjyq”, me shpresën se do të gjejë ndihmën që ka nevojë. Ajo pagoi për të marrë pjesë në këtë program, duke kërkuar që çështja e saj të trajtohet me seriozitet. Ajo për TVA NEWS, thotë se avokate, ndërmjetëse Eni Çobani i ka premtuar zgjidhje por pa rezultat. Gjithashtu në përballje, duke qenë se vajza nuk ka pranuar, Refies i është kërkuar të marrë një të afërm tjetër dhe emisioni u titullua “Erdhi për 4 ditë, nuk ikën prej 4 muajsh”. Lidhur me këtë denoncim, ne kontaktuam dhe i dërguam një email zyrës së Avokatisë & Ndërmjetësimit “Eni H. Çobani”, por nuk ka patur një reagim, ndonëse kanë kaluar dy ditë që në momentin që është dërguar emaili.

<iframe width=”1236″ height=”695″ src=”https://www.youtube.com/embed/NqT-o_dLVo0″ title=”E braktisur nga e bija e gënjyer nga Eni Çobani, Refia ka nevojë për ndihmë, lyp për të mbijetuar” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Refia ka mbetur e dëshpëruar dhe jeton te një e afërme në Athinë, lagjen Akron dhe mbijeton me të ardhurat që merr kur del dhe lyp. Përmes këtij denoncimi për vajzën e saj që e braktisi, dhe avokates Eni Çobani, ajo iu lutet dhe shqiptarëve që kanë një zemër të madhe ta ndihmojnë me aq sa kanë mundësi që ajo të ketë një strehë dhe të kalojë ditët e saj në këtë moshë të pleqërisë. Refie ka humbur çdo shpresë dhe tani kërkon ndihmën që i është mohuar dhe nuk i është ofruar nga ata që duhet të ishin aty për të.

Për ata që duan ta ndihmojnë zonjën Refie, numri i kontaktit: +30 697 685 4078

Ky është një apel për të gjithë ata që mund të ndihmojnë, Refie Cena ka nevojë për mbështetje, për drejtësi dhe për një mundësi për të shpëtuar nga kjo gjendje tragjike. Ky është një thirrje për ata që kanë mundësinë të ofrojnë një dorë ndihme, për të mos lejuar që historia e saj të përfundojë në harresë. Refie meriton më shumë se sa të jetojë në rrugë, dhe çdo ndihmë, sa e vogël të jetë, mund të ndryshojë jetën e saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit