E bujshme! Familja mafioze e Ndragheta-s në Itali pëson goditje, arrestohet edhe një grua shqiptare

E bujshme! Familja mafioze e Ndragheta-s në…

Një operacion i madh kundër mafies po zhvillohet aktualisht në Itali, ku raportohet se janë sekuestruar miliona euro pasuri.

Mes të arrestuarve në megaoperacionin e Antimafias italiane, i koduar “Basso profilo”, është edhe një grua shqiptare.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasen Odeta Hasaj, lindur në Shqipëri më 16/05/1967.

Rezultatet e operacionit:

7 të arrestuar, 59 kompani nën sekuestro, 45 banesa nën sekuestro, 29 automjete nën sekuestro, mes të cilëve 2 Porsche, 77 llogari bankare nën sekuestro, 24 karta crediti nën sekuestro, 1 mjet lundrues, 1 kallup floriri, 1 orë Rolex.
Operacioni i koduar “Basso profilo” (profil i ulët) ka impenjuar rreth 370 forca policore, prej të cilëve 200 pjesë e trupave të Antimafias italiane, e 170 forca të përëra nga Guardia di Finanza e të Policisë së Shtetit.
Operacioni po ekzekuton urdhër arrestime të shumta ndaj eksponentëve më të rëndësishëm mafiozë të klanevetë Ndranghetas kalabreze si “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventur”e Aracri”, që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo dhe Cutro.
Hetimet kanë zbardhur një aktivitet të paligjshëm parash me vlerë mbi 300 milionë euro.

/boldnews
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit