E BUJSHME/ Fernando Alonso rikthehet në Formula 1 në moshën 40-vjeçare

E BUJSHME/ Fernando Alonso rikthehet në Formula…

Formula 1 është gati të përqafojë një nga kampionët më të mëdhenj të viteve të fundit. Pas dy vitesh pushim, Fernando Alonso do të kthehet në pistë. Piloti spanjoll, që numëron në karrirë 32 fitore në Çmimet e Mëdha do të rinisë karrierën e tij në sportin më të rëndësishëm të automobilizmit me Renault, skuderia që e bëri të famshëm dhe ku fitoi gjithçka.

Gara e fundit e Fernando Alonso në Formula 1 daton në vitin 2018 me makinën McLaren, por ajo aventurë nuk ishte e suksesshme. Që atëherë, spanjolli ka qenë i impenjuar në dy vitet e fundit në kategori të tjera të sporteve me makina. Tashmë në moshën 40-vjeçare, Fernando Alonso është gati të kthehet në pistë për të vendosur sërish veten në provë mes më të mirëve të Formula 1. /GazetaAtdheu.com/
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit