E bujshme! Messi jep sinjalin e parë të largimit nga Barça

E bujshme! Messi jep sinjalin e parë…

Gjithnjë e më shumë po flitet për një largim të Leo Messit nga Barcelona në fund të sezonit.

Mbrëmja e djeshme nuk ishte më e mira për Barcelonën.

Përveç humbjes në shtëpi me Osasunën, rivalët e tyre të përjetshëm të Real Madridit fituan kampionatin.

I pari që reagoi për humbjen ishte kapiteni, Leo Messi.

Argjentinasi u shpreh shumë i mërzitur pas ndeshjes, si dhe kërkon një reagim nga skuadra.

Pasi kështu rrezikojnë dhe eliminimin nga Napoli në Champions League.

Ajo që i ka habitur të gjithë ditën e sotme është veprimi i 33-vjeçarit.

Messi ka bërë follow në ‘’Instagram’’ faqen e Manchester City, duke dhënë kështu një si sinjal për një largim të mundshëm nga Katalonja.

Tifozët e City janë të parët që kanë reaguar, duke e cilësuar kështu veprimin e Leos si një shenjë për drejtuesit në merkato.

Një ribashkim i sulmuesit me Guardiolën ka kohë që flitet, por që mund të marrë formë sezonin e ardhshëm.

Duke parë që edhe përjashtimi nga Championsi tashmë i është hequr, ndoshta Messi po e mendon seriozisht kalimin në Premier League.

Aty ai do të gjente patriotin dhe mikun e tij të ngushtë, Sergio Agueron.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Leos, nëse ka diçka konkrete apo është thjesht një follow në ‘’Instagram’’.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit