E bujshme/ Ronaldo bën gati valixhet, Juventusi i vendos çmimin e shitjes!

E bujshme/ Ronaldo bën gati valixhet, Juventusi…

Pas eliminimit nga Champions League, Juventusi mesa duket do të përgatitë edhe largimin e bujshëm të Cristiano Ronaldos.

“Tuttosport” raporton se gjatë merkatos së verës CR7-ta do të ndryshojë skuadër, kurse skuadra nga Torino i ka përcaktuar edhe çmimin e shitjes.

Sipas “Corriere dello Sport, Juventusi dëshiron ta shesë Ronaldon për një vlerë jo më pak se 30 milionë euro.  “Bianconerët” nuk po mendojnë për rinovimin e kontratës, shkaku i pagës së lartë të 36 vjeçarit.

“Fatmirësisht, ai ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe ne nuk jemi me nxitim për të folur për këtë gjë”, ka deklaruar Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit