E bujshme/ Sebastian Fetel nuk do jetë më pilot i Ferrarit

E bujshme/ Sebastian Fetel nuk do jetë…

Ferrari dhe Sebastian Fetel kanë zyrtarizuar “divorcin”. Viti 2020 do të jetë i fundit për pilotin gjerman në drejtimin e “kokuqes”. Lajmi është zbuluar nga 32-vjeçari.

“Skuadra dhe unë kemi kuptuar se nuk ka më një vullnet të përbashkët për të vazhduar së bashku pas përfundimit të këtij kampionati”, u shpre Fetel, duke lenë të kuptohet se e ardhmja e tij do të jetë larg skuderisë italiane.

Fetel është pjesë e Ferrarit që në vitin 2015 dhe tashmë kishte ardhur koha që ai t’i japë fund aventurës me “kokëkuqen”.

Vitin e  kaluar të dy piloted e Ferrarit u përplasën shpesh në pistë dhe duket se skuderia ka zgjedhur të mbështesë të riun Sharl Leklerk,duke e cilësuar si pilotin e të ardhmes. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit