E bukur dhe e rrezikshme, gruaja e mbrojtësit Kolasinac kapet me armë

E bukur dhe e rrezikshme, gruaja e…

Thuajse një vit më parë, bashkëshorti i saj futbollist u sulmua me armë dhe bashkë me Mesut Ozil, tentuan ti grabitin në mes të Londrës, e duket se shoku i pësuar, nuk ka kaluar për bukuroshen Bella Kolasinac. Gruaja e mbrojtësit boshnjak të Arsenalit, u ndalua nga policia në një aeroport të Londrës për sjelljen e një arme në Mbretërinë e Bashkuar, një pistoletë neutralizuese dhe jo me rrezikshmërinë e një arme zjarri, por sërish në nivel fatal nëse godite nga afër.

Bella e kishte blerë “stun gun” në muajt e fundit pasi burri i saj dhe partneri i tij në fushë, Mesut Ozil u sulmuan nga dy djem e armatosur me thikë në korrik 2019. Vajza, e cila u kthye nga Frankfurti u lirua me kusht, por përballet me akuzat deri në 6 muaj burg për importimin e armëve të paligjshme. (fjala.al).

“Ishte e gjitha një keqkuptim. Arma ishte akoma në kutinë e saj dhe nuk kishte bateri – shpjegoi një zëdhënës i familjes për ‘The Sun’ – Bella ishte në gjendje të provonte se ajo kishte dërguar një e-mail për operatorët e fluturimit për t’u siguruar që ajo mund ta importonte.(fjala.al). Linja ajrore kishte njoftuar zyrtarët e doganës angleze se bukuroshja e kishte armën me vete, e kjo ndodhi para se të prekte tokën avioni.

Por çfarë është “stun gun” pistoleta elektrike. Ajo është armë për vetëmbrojtje dhe përdor voltazhin e lartë për të ndalur një agresor. Shkarkimi elektrik dëmton sistemin nervor përmes një frekuence të lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit