E bullizuan nxënësit, profesori jep dorëheqjen: Ishin gati të më rrihnin

E bullizuan nxënësit, profesori jep dorëheqjen: Ishin…

“Një grusht në bark” është letra e gjatë e dorëheqjes së një zëvendës mësuesi nga EPAL i ishullit ku ankohet me detaje për bullizmin që ka pësuar nga nxënësit e shkollës.

Në letrën e tij zëvendës mësuesi përshkruan me detaje tronditëse dy ditët e para të pranisë së tij në shkollën në fjalë në fillim të tetorit. Madje ai shkon deri aty sa përdor fjalën “përdhunim” për atë që ka vuajtur nga studentët, duke theksuar se “në asnjë mënyrë nuk mund të jem bashkëpunëtor në prodhimin e kriminelëve.

Zëvendës-mësuesi përshkruan sjellje të paimagjinueshme me ulërima, përdorimin e celularëve, goditjen e tavolinave dhe dyerve e deri te duhanpirja në klasa.

Në të njëjtën letër, përmendet se studentët e një dege të caktuar kanë arritur deri në pikën që t’i diktojnë edhe notën që do t’i japë, duke i thënë: “Ti nuk jep mësim këtu. Askush nuk e bën. Do të na japësh të gjithëve një 12 si gjithë të tjerët dhe hajde.. OK?’‘, shkruan Prothotema.

I dëshpëruar, ky mësues i veçantë, ndonëse, siç shprehet në letrën e tij, me dorëheqjen e tij praktikisht shkatërrohet profesionalisht pasi humbet notat dhe largohet nga tabelat, ai përshkruan se si u përpoq t’u afrohej studentëve.

“Bërtisnin, ulërinin në orë të mësimit. Vinin në shkollë me makina dhe parkonin te oborri shkollës. Pinin duhan dhe lëndë narkotike, ndërkohë unë jepja mësim. Nuk më respektuan as edhe një sekondë. Përplasnin bankat dhe dyert”, shkruan ndër të tjera mësuesi në letrën e dorëheqjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit