"E copëtoi me motorsekë", flet vëllai i shqiptarit që u vra në Greqi

“E copëtoi me motorsekë”, flet vëllai i…

Vëllai i 51-vjeçarit shqiptar të drurit që u gjet i vdekur në malet Kerdylia ka folur mbi ngjarjen.

“Vëllain e gjetën të vdekur në mal, kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru, ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por kemi dëgjuar që i është prerë këmba, aty kanë gjetur sharrë elektrike me motor”. thotë ai në protothema.gr.

Vëllai i tij ishte njeriu që u shqetësua kur 51-vjeçari u largua për të prerë dru në mal dhe nuk dha shenja jete për tre ditë të tëra, duke u deklaruar zyrtarisht i zhdukur në polici më 4 nëntor.

“Kanë punuar bashkë me njeriun që ka shkuar në mal, por nuk di gjë më shumë, në Greqi jam vetëm unë, më vjen shumë keq për këtë ngjarje tragjike që ka ndodhur në familjen tonë, presim të mësojmë më shumë. nga policia që po vijon hetimet.”

Që në momentin e parë që u raportua për zhdukjen e tij, alarmi u ngrit dhe policia nisi kërkimet intensive për gjetjen e tij, ndërsa grumbulloi edhe dëshmitë e personave që e njihnin mirë 51-vjeçarin dhe programin që ai ndiqte.

Pasditen e djeshme policët kaanë arritur ta lokalizojnë në një zonë malore të Bashkisë së Volvit. Burri u gjet në gjendje të mjerueshme, pa ndjenja jete dhe kishte shenja gjaku, si pasojë e plagës me sharrë elektrike në kofshë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit