E dashura e Vali Corleones dënohet me 1 mijë euro gjobë, e plagosi atë në këmbë me armë

E dashura e Vali Corleones dënohet me…

E reja e cila plagosi me armë zjarri Vali Corleonen është gjobitur me 1000 euro. Ajo është shpallur fajtore nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Vajza me inicialet A.S., akuzohez se ka plagosur aksidentalisht Corleonen në këmbë teksa ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike.

Nëse vajza nuk paguan gjobën brenda një afati 1-mujor gjoba i konvertohet në burgim prej 50 ditësh. Nëpërmjet avokatit të saj ajo ka pranuar fajësinë për 3 vepra penale.

Corleone ka rrëfyer se e dashura e tij e ka plagosur aksidentalisht teksa luanin me dënime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit