E dashura që tradhëtoi Billën, del foto e 26-vjeçares që bashkëpunoi me atentatorët

E dashura që tradhëtoi Billën, del foto…

Adjola Lakra, është vajza e cila i punoi rreng të dashurit të saj tashmë të ndjerë.

Ajo dyshohet se shërbyeu si njeriu “karrem”, duke e thirrur për takim Hekuran Billën, të mbeti i vrarë më 11 qershor 2020 në zonën e “Kristalit” në kryeqytet.

Lakra, ka pasur komunikimet e fundit me Billën, 40-vjeçari i cili është ekzekutuar me 19 plumba automatiku “MP5”.

Ditën e ngjarjes vajza është shoqëruar në polici dhe ka dhënë shpjegime rreth lidhjes së tyre, ku ka pranuar afrimitetin që ka pasur me viktimën Billa.

Por lënia e saj të lirë, ka bërë që policia ta mbajë në mbikëqyrje duke kryer përgjimin e saj.

Vetëm pas 15 ditë ndjekje dhe verifikimin e kësaj shtetase, policia dhe prokuroria e Tiranës janë bindur se, Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, ka bashkëpunuar me Viktor Markun dhe Sebastian Malin, për ekzekutimin. 

Nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë veprimet e 26-vjeçares, por dyshohet se ajo u ka dhënë informacione Sebastian Malit dhe Viktor Markut, për vendodhjen e Hekuran Billës.

Kaq ka mjaftuar që policia dhe prokuroria të urdhërojnë arrestimin e Adjola Lakra, e cila pritet që në ditët në vijim të dalë para gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit