E dënoi për vrasjen e gruas së parë, Fatmira Hajdari: Dan Hutra do të më kishte vrarë dhe mua

E dënoi për vrasjen e gruas së…

Fatmira Hajdari dhe Gerd Hoxha ishin dy gjyqtarët që kaluan dosjen e parë në duar me emrin e Dan Hutrës. Në vitin 2007 ai vrau gruan e tij të parë në Kukës, Dafina Havalja, vetëm 22 vjeçe asokohe. Pas arrestimit, Hajdari dhe Hoxha thuhet se ishin gjyqtarët që dhanë dhënimin me afro 24 vite burg për Hutrën, por ai u lirua pas vetëm 16 vitesh.

Teksa ka ndjekur masakrën që bëri Dan Hutra në Tiranë, gjyqtarja tashmë e shkarkuar nga vettingu, Fatmira Hajdari, thotë se e ka ruajtur Zoti pasi në mesin e viktimave mund të ishte edhe ajo.

Në daljen e fundit para gjykatës, Dan Hutra tha se gjykatësit nuk duhet të dënojnë njerëz të pafajshëm pasi ata më pas mund të bëjnë të tilla vrasje. Me këtë fjali, 40-vjeçari lë të nënkuptoj se ai nuk e meritonte të dënohej për vrasjen e gruas së parë në Kukës, dhe kjo i ka shkaktuar zemërim.

“Kur e dëgjova, në TV, mu duk si emër i dëgjuar, ehhh sa kam dënuar unë, ishalla na ruan Zoti, se po të më kishte parë, do të më kishte vrarë dhe mua”– ka thënë Fatmira Hajdari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit