E dhunuan derisa ndërroi jetë, gjendet i pajetë trupi i gruas në Malësi të Madhe

E dhunuan derisa ndërroi jetë, gjendet i…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësinë  e Madhe. Mësohet se në këtë vend është gjetur një trup i pajetë i një gruaje, dhe kufoma është konstatuar pikërisht nga familjarët e së ndjerës. Gruaja është identifikuar si Violeta Gurraj dhe mësohet se shkak i vdekjes së saj ka qenë dhuna. Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë në qendrën e specializimit, ndërsa pritet edhe përcaktimi i shkakut të vërtetë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën. Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit