‘E di çfarë ke hequr për të marrë ato lekë’/ Rrjeti “çahet” me Tiren e COVID-2, MEMET EPIKE krah Ramës dhe Manastirliut

‘E di çfarë ke hequr për të…
Featured image of article: ‘E di çfarë ke hequr për të marrë ato lekë’/ Rrjeti “çahet” me Tiren e COVID-2, MEMET EPIKE krah Ramës dhe Manastirliut

Sanitarja Tire Alldervishi, e cila u hoq si inferimere duke zhvatur 8 milionë lekë, është kthyer në “memen” e rrjetit. Faqe të “specializuara” në krijimin e kontentit humoristik, kanë montuar sanitaren krah kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, duke lënë gjithmonë si kryefjalë; paratë e marra.

Alldervishi akuzohet nga vajza e një zonje 55-vjeçare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, se e ka mashtruar duke u hequr si infermiere e spitalit, kur në të vërtetë punonte si sanitare.

Në këmbim të shërbimit për të ëmën, Alldervishi i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që është shkarkuar menjëherë nga detyra nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit