E diagnostikuar me kancer agresiv: Kristina, nënë e vetme e një vajze ka nevojë për ne

E diagnostikuar me kancer agresiv: Kristina, nënë…

KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË KRISTINËN TË KONTAKTOJË NË NUMRIN E TELEFONIT 068 532 8849

Një nënë 35-vjeçare po përballet me një nga betejat më të vështira të jetës, atë kundër kancerit. Kristina Qupi është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit femëror, me një masë tumorale prej 4 centimetrash, dhe aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë. Por përtej dhimbjes dhe vështirësive të trajtimit, ajo ka edhe një arsye më shumë për të mos u dorëzuar: vajzën e saj 13-vjeçare.

Në mesazhin e dërguar pranë redaksisë sonë, Kristina rrëfen se trajtimi po e sfilit fizikisht. Fillimisht kimioterapia ishte planifikuar çdo 21 ditë, por për shkak se organizmi i saj nuk po arrinte ta përballonte, mjekët kanë vendosur që dozat të ndahen në katër pjesë, duke bërë që trajtimi të kryhet çdo 7 ditë.

Kristina është e vetme me vajzën e saj dhe ka vetëm pak familjarë që mund ta ndihmojnë. Ajo jeton me qira në një apartament në zonën e Astirit, ndërsa edhe mobiliet e shtëpisë i ka siguruar falë njerëzve zemërmirë që kanë pasur mundësi t’i gjenden pranë.

Në përpjekje për të gjetur një dorë ndihme, 35-vjeçarja tregon se u është drejtuar institucioneve, fondacioneve, kishave dhe xhamive, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje apo mbështetje konkrete.

Dëshira e saj është të hapë një GoFundMe, përmes së cilës njerëzit të mund ta ndihmojnë të përballojë këtë periudhë të vështirë, por edhe në këtë përpjekje nuk ka gjetur ende dikë që ta marrë përsipër organizimin e fushatës.

Sot, Kristina nuk kërkon luks dhe asgjë të tepërt. Ajo kërkon mbështetje për të vazhduar trajtimin dhe për të siguruar sa më shumë qëndrueshmëri për vajzën e saj, e cila në moshën 13-vjeçare po përjeton ankthin e të parit të nënës në një betejë kaq të vështirë.

“Me zemrën në dorë dhe lot në sy”, është apeli i kësaj nëne që shpreson se dikush do ta dëgjojë dhe do t’i zgjasë dorën në momentin kur ka më shumë nevojë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit