E diagnostikuar me stenozë të valvulës aortale, Sanija ka nevojë për ndihmë

E diagnostikuar me stenozë të valvulës aortale,…

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Sanie Shehu ka nevojë për ndihmë pasi po përballet me një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Ajo është diagnostikuar me stenozë të valvulës aortale, një sëmundje serioze që rrezikon jetën dhe që kërkon ndërhyrje urgjente kirurgjikale në zemër.

Familjarët e Sanies thonë se kjo ndërhyrje është e vetmja shpresë për të vazhduar jetën pranë njerëzve të dashur, por kostot e larta të analizave, trajtimit dhe operacionit janë të papërballueshme për të dhe familjen e saj.

Në këtë situatë të vështirë, ata apelojnë për ndihmë, qoftë në formë kontributi financiar, qoftë duke shpërndarë apelin e saj te njerëz që mund të ndihmojnë.

“Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më afër shpëtimit të saj”, shprehen familjarët.

Kushdo që ka mundësi dhe dëshirë mund të kontribuojë në linkun e GoFundMe:

KLIKO PËR TË DHURUAR

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit