E diagnostikuar me tumor në kokë, vogëlushja 8-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

E diagnostikuar me tumor në kokë, vogëlushja…

Një apel zemërthyes ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkohet ndihma e shqiptarëve për të shpëtuar jetën e Sofit, një vajze të vogël vetëm 8 vjeçe, e diagnostikuar pak javë më parë me një tumor malinj në kokë.

Sofi është një fëmijë i gëzuar, plot ëndrra e buzëqeshje, por jeta e saj ka ndryshuar krejtësisht. Pas diagnozës tronditëse, familja e saj është zhytur në një betejë të dhimbshme për mbijetesë, mes spitaleve, vizitave mjekësore dhe ankthit të përditshëm.

Prindërit kanë lënë punën për të qëndruar pranë vajzës në çdo hap, por tashmë po përballen edhe me vështirësi të mëdha ekonomike, ndërkohë që Sofi ndodhet në Modena, Itali, ku po ndjek një kurë intensive.

Përmes një thirrjeje në platformën GoFundMe, familja kërkon ndihmën e çdo shqiptari me zemër për të kaluar këtë sfidë të madhe jetësore.

“Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh për të mbështetur familjen që ka lënë gjithçka mënjanë, përveç dashurisë për vajzën e tyre.”

Çdo ndihmë, çdo shpërndarje, çdo zemër që bashkohet në këtë betejë, mund të bëhet dritë shprese për jetën e vogëlushes 8-vjeçare.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit