E diel aksidentesh/ Katër makina bëjnë "xing" në autostradë, shkak shejtësia e lartë

E diel aksidentesh/ Katër makina bëjnë “xing”…

Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Durrës-Tiranë. Aksidenti masiv ka ndodhur në afërsi të kthesës së Maminasit. Atë momentin e përplasjes, autostrada ishte e mbipopulluar pasi një fluks shumë i lartë makinash po udhëtonte drejt Tiranës pasi kalimit të fundjavësnë bregdet.

Sipas të dhënave të deritanishme nga vendngjarja, nuk raportohet për lëndime në njerëz, por vetëm për dëme materiale. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve. Ndërkohë që për rrjedhoje është krjuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit