E diela pa makina/ Gazetari ngre pyetjen për Ramën: Me apo pa betoniere?!

E diela pa makina/ Gazetari ngre pyetjen…

Nga Artan Hoxha

 

Udheheqesi, sefundi na beri me dije se: “Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela. Per t’u rikthyer pas sezonit të verës, ku çdo të diel minimalisht, nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm, si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona”.

Na rruaç komandant, te paçim sa malet!!! Tani, kjo e diela do jete pa makina fare?! Apo vetem per makinat e popullit, perjashtuar betonieret dhe kamionet e tonazhit te rende te industrise se ndertimit, te cilet rezultojne te jene ndotesit me te medhenj te ajrit dhe mjedisit ne kryeqytet.

Sepse gjate pandemise dhe masave te izolimit kunder covid19, kur levizja ndaloi per te gjithe qytetaret, te vetmet mjete qe nuk ndaluan kurre qarkullimin dhe ndotjen mbi kryeqytet, ishin betonieret dhe kamionet e tonazhit te rende. Keto te fundit, nen bekimin e lejeve ndertimore te Lali Erit, vazhduan te betononin me sukses te plote edhe ato cepa te kryeqytetit qe i kishin mbijetuar betonizimit.

Pra ju lutemi na qartesoni, do kemi te diela pa makina per te gjithe, perfshire dhe betonieret, apo te diela, vetem pa makinat e popullit?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit