'E dredh' përsëri doktor Pipero, jep mesazhin me maska për qytetarët...

‘E dredh’ përsëri doktor Pipero, jep mesazhin…

Fillimisht i cilësuar si ‘njeriu i pandemisë’ për parashikimet e tij optimiste dhe shpresëdhënëse, doktor Pëllumb Pipero, me kalimin e kohës ka ardhur duke e ndryshuar mendimin.

Kohët e fundit në daljet tepër të shpeshta të bëra nëpër media, mjeku Pipero, duket se është vënë nën presionin e deklaratave të “Këshillit të Ekspertëve”.

Kjo shikohet nga mesazhet që ai po jep, ku mbisundon evaziviteti dhe mënyra e paqartë e të shpjeguarit të asaj që edhe ai vetë e cilësoi si një “grip”.

Shtimi i numrit të rasteve me të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë, sipas mjekut Pëllumb Pipero, ka ardhur për arsye të neglizhencës së qytetarëve, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokollove.

“Mendoj rritja e numrit të të prekurve ka ardhur për arsye të neglizhencës, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokolleve të caktuara.

Me hapjen e vendit qytetarët menduan se virusi u largua, duke mos respektuar masat”,- tha infeksionisti Pipero.

I pyetur si paraqitet situata aktualisht, ai tha se, “është serioze”.

“Situata është serioze. Sepse kemi një numër të lartë infektimesh, kemi një numër të lartë të shtruar në spitalin Infektiv”,- tha Pipero.

Mjeku u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën, pasi ajo është e vetmja mbrojtëse që kemi.

“Maska është e vetmja mbrojtëse që kemi aktualisht. Maska e redukton nga 70% deri në 90% transmetueshmërinë e virusit.

Unë përfitoj nga emisioni që të bëj thirrje qytetarëve që të mbajë maska, jo vetëm në ambientet e mbyllura po ta mbajnë maskën me vete.

Po mbajtëm maska brenda dy javëve situata do të përmirësohet.

Të mbahen maskat në ambiente të mbyllura, në vendet ku ka grumbullime, të mbahet me vete kudo”- tha Pipero./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit