Publikohen fjalët e fundit të George Floyd

Publikohen fjalët e fundit të George Floyd

Vdekja e George Floyd, gjatë arrestimit të tij në SHBA, ka irrituar jashtë mase popullin amerikan.

Media e njohur “Guardian” ka publikuar së fundmi detaje të reja që tregojnë për momentet e fundit të jetës së afro-amerikanit.

Mësohet se 46 vjecari me ngjyrë, në momentet e fundit ka thënë se e do shumë nënën dhe fëmijët.

“Unë jam i vdekur. Thuaju fëmijëve të mi që i dua shumë. Jam në gjendje katastrofike. Më dhemb stomaku. Më dhemb qafa. Cdo gjë më dhemb. Kam nevojë për ujë ose dicka tjetër. Ju lutem. Nuk mund të marr dot frymë, oficer”, janë fjalët e fundit të Floyd, publikuar pas transkripteve që u bënë publike.

Po ashtu, mësohet se Floyd ka thënë mbi 20 herë “nuk mund të marr dot frymë”.

Efektivi Derek Chauvin u arrestua në 29 maj, katër ditë pas vdekjes së Floyd dhe u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit