E ëma e vë në siklet Shpat Kasapin, kërkon nga këngëtari t’i sjellë një nuse për ditëlindjen tjetër

E ëma e vë në siklet Shpat…

Shpat Kasapi së bashku me të ëmën ishin të ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku treguan se si po e kalojnë këtë periudhë të izolimit.

Por në një moment, e ëma e këngëtarit e futi atë në siklet të madh, kur publikisht i kërkoi të gjejë një nuse.

“Kam një dëshirë, që Shpati vitet e ardhshme të dalë në emisionet tuaja me një nuse, dëshiroj një nuse”, tha nëna e Shpatit.

Ndërsa këngëtari në siklet u përgjigj duke thënë: “Shohim, nuk kemi diçka konkrete”.

Kujtojmë se edhe në urimet e bëra nga kolegët e tij për 35- vjetorin, edhe Gena kishte kërkuar të njëjtën gjë nga Shpati. Shpati historinë më të rëndësishme të dashurisë ka pasur atë me Afërdita Dreshajn, me të cilën kanë qenë të fejuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit