E enjtja nis me krime, ngjarje e rëndë në Xhafzotaj, vritet me thikë 65-vjeçari, plagoset i vëllai

E enjtja nis me krime, ngjarje e…

Nata e mbrëmshme dhe mëngjesi i sotëm kanë nisur me disa vrasje në Shqipëri.

Pas Elbasanit, një tjetër vrasje është regjistruar në Shijak, ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05, në Xhafzotaj të Shijakut.

Sipas policisë, dy vëllezërit Fiqiri e Fadil Çalliku, 65 dhe 63 vjeç, të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti të çastit me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, (thikë).

Mësohet se 65-vjeçari, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Sipas burimeve, të dy vëllezërit kishin shkuar të plagosur në spital, e për pasojë Fiqiri Çalliku ndërroi jetë.

Po ashtu ajo raporton se sherri mes ketyre personave ka nisur për motive pronësie.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje.

Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit