I kishte vendosur kamer të fshehtë, punonjësja fitoi £2.1 milion shpërblim pasi zbuloi 'qindra foto nudo'

I kishte vendosur kamer të fshehtë, punonjësja…

Kujdestarja e fëmijëve ka fituar mbi 2 milion£ dëmshpërblim pasi zbuloi se punëdhënësi e kishte filmuar në fshehtësi përmes një kamere të fshehur në detektorin e tymit.

Kelly Andrade, e cila ishte 25 vjeçe asokohe, ishte kujdestare në familjen e Esposito-s, pronarin e disa restoranteve “LaRosa Grill”. Ajo ishte e lumtur për mundësinë për të mësuar anglisht dhe për të punuar në SHBA, pasi familja i ofroi edhe një dhomë private.

Pas tre javësh punë, filloi të dyshonte kur vuri re se babai i fëmijëve, 35 vjeç, po e rregullonte shpesh detektorin e tymit. Kur e kontrolloi, zbuloi kamerën e fshehur.

Sipas saj, Esposito erdhi në shtëpi brenda disa minutash dhe po përpiqej të hynte me forcë në dhomë kur kuptoi se ajo kishte zbuluar trukun e tij. Ajo u frikësua dhe doli nga dritarja, duke u fshehur për një natë në një shkurre para se të shkonte në stacionin e policisë dhe t’i dorëzonte kartën e memories që kishte gjetur.

Andrade e paditi Esposito-n, me pretendimin se karta përmbante “qindra regjistrime të saj zhveshur ose gjysmë të zhveshur”. Ai u arrestua më 24 mars 2021 dhe u akuzua për mbikëqyrje të paligjshme, por shmangu dënimin me burg në këmbim të dy viteve “lirim me kusht” dhe terapinë, një vendim që për Andrade-n nuk ishte i mjaftueshëm.

Një gjykatë në Manhattan ka vendosur që Esposito të paguajë 2.78 milion dollarë (2.1 milion £) për përdorimin e kamerës së fshehtë për regjistrim. Kjo shumë përfshin 780,000 dollarë (588,000 £) si dëmshpërblim për vuajtje emocionale për gruan, dhe 2 milion dollarë (1.5 milion £) si dëmshpërblim ndëshkues për burrin. Kjo ndodhi pas zbardhjes së planit të tij të fshehtë.

“Po përpiqem të marr veten”, tha Andrade. “Nuk ishte e lehtë të isha në gjyq. Ishte shumë e vështirë për mua dhe më riktheu në mendje kujtime që po përpiqem të harroj.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit