E frikshme! Burri tenton ta vari me litar, gruaja 35-vjeçare shpëton për mrekulli

E frikshme! Burri tenton ta vari me…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Rrogozhinë.

Pas një grindje në familje, burri ka tentuar të varë gruan në litar, por bashkëshortja 35-vjeçe ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit në lagjen nr. 2 të qytetit.

Mësohet se fill pasi ka kryer aktin e rëndë duke varur me litar bashkëshorten ai është larguar nga banesa. G. Lika raportohet se kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin. 40-vjeçari kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu.

Policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e autorit, ndërsa bashkëshortja po merr ndihmën e parë në Spitalin e Rrogozhinës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit