E frikshme/ Ndahet në dysh rruga në Lezhë, bllokohen banorët

E frikshme/ Ndahet në dysh rruga në…

Shirat e ditëve të fundit kanë sjellë pasoja të mëdha në vend.

Pamje të frikshme vijnë nga fshati Kashnjet i Lezhës, ku si pasojë e reshjeve të dendura është shembur rruga që lidh fshatin me qytetin.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme rruga është ndarë në dy pjesë, ku një pjesë ka rrëshqitur. Mësohet se për shkak të situatës është ndaluar qarkullimi dhe zona në fjalë është izoluar.

Kujojmë që shembe dherash ka në disa zona të Lezhës si: Torovici, Balldre, në lagjen Varosh, në Rrëshen dhe në Fan, ku rrezikojnë disa banesa./newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit