E frikshme në çfarë gjendje përfundoi qytetari që u sulmua dje nga qentë endacak

E frikshme në çfarë gjendje përfundoi qytetari…

Sulmet nga qentë endacak janë bërë një realitet i hidhur për qytetarët e Prishtinës.

Një gjë e tillë ka ndodhur dje, ku një person është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Mësohet se i lartcekuri kishte shkuar në QKUK për të pastruar veshin dhe në momentin që ka zbritur nga vetura është sulmuar nga një numër i madh i qenve.

Lëndimet që mori ai shihet se janë tejet të rënda, e rreziku i paraqitur për qytetarët vazhdon të jetë shumë i madh.

Pavarësisht kësaj, Komuna e Prishtinës vazhdon të shikojë “seri” se kush është viktima e radhës nga qentë, sepse zgjidhja e propozuar për “adaptim” shihet qartës e ishte e dështuar.

Numri i madh i tyre në çdo rrugë, lagje e vend të Prishtinës është bërë shqetësues.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit