E frikshme! Përgjakën rrugët, 7 viktima në 3 ditë

E frikshme! Përgjakën rrugët, 7 viktima në…

Shtate persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në 48 orët  fundit në vend. Më i fundit u shënua pasditen e së shtunës në Dibër, ndërsa më tragjiku është ai me tre viktima në Tiranë. Pas këtij bilanci tragjik, policia rrugore ka kaluar me shërbim të përforcuar.

7 viktima është bilanci tragjik i aksidenteve në 48 orët e fundit në rrugët e vendit. Ngjarja më e fundit fatale u shënua në Dibër, pasditen e të shtunës.

18-vjeçari, Armend Spahiu, humbi jetën pasi kjo makinë ku udhëtonte si pasagjer përfundoi e përmbysur në anë të rrugës nacionale Maqellarë-Peshkopi.

Dyshimet janë se mjeti që drejtohej nga 19-vjeçari Roni Kata po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, por do të jetë dëshmia e të riut që do të zbardhë më shumë detaje.

Aksidenti më tragjik u shënua mbrëmjen e së enjtes në Unazën Veriore të Kryeqytetit, ku tre të rinj humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga pranë mbikalimit të Saukut.

Ngjarja u filmua nga disa kamera sigurie.

Viktima mbetën 20-vjeçar Klevis Ruçaj që drejtonte mjetin luksoz dhe Erisilda Abedini e Sikela Përroj që udhëtonin bashkë me të.

Ndërsa tre persona në një makinë tjetër shpëtuan për mrekulli.

Tre viktima të tjera u shënuan përgjatë të premtes në Durrës, Kavajë dhe Korçë.

Sipas të dhënave zyrtare përgjatë periudhës janar-shkurt janë shënuar 451 aksidente, çka i bie mesatarisht 8 të tillë në ditë.

Pas bilancit tragjik të dy ditëve të fundit, drejtori i Policisë së Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin.

Në më pak se 12 orë u hoqën 53 leje drejtimi për shpejtësi, dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit