E ftoi të shihte ndeshjen me fëmijët e tij, polici në Malin e Zi tenton të abuzojë seksualisht me të miturën

E ftoi të shihte ndeshjen me fëmijët…

Një polic malazez është arrestuar nën dyshimin se mbrëmjen e djeshme ka tentuar të dhunojë seksualisht fqinjën e tij të mitur, vetëm 13-vjeçe. Polici e kishte ftuar vajzën e mitur të shihte ndeshjen me fëmijët e tij.

Vajza ka qenë duke kaluar pranë shtëpisë së tij, polici, një 54-vjeçar me inicialet D.L., e ka ftuar 13-vjeçaren të ndjekë ndeshjen me fëmijët e tij dhe më pas ka tentuar ta sulmojë. Gjithashtu bëhet me dije se vajza ka njoftuar prindërit se do të ishte në shpinë e fqinjëve dhe pas disa minutash është kthyer me nxitim në shtëpi ku u ka treguar prindërve për ngjarjen.

“Efektivi ka qenë vetëm në shtëpi dhe menjëherë ka filluar ta përkëdhelë dhe ka tentuar ta puthë. Ajo e ka larguar dhe ka ikur në shtëpi”, raportojnë mediat malazeze. Drejtoria e Policisë ka konfirmuar zyrtarisht informacionin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit