E fundit/ Aksident automobilistik në Fushë-Krujë, plagoset një 21-vjeçar

E fundit/ Aksident automobilistik në Fushë-Krujë, plagoset…

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në Fshuë-Krujë, si pasojë e të cilit është plagosur një i ri. Policia bën me dije se janë përplasur një makinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.03.2021, në orën 13:40, në Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A. K., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit