E FUNDIT/ Aksidentohet në Tiranë, këngëtarja e njohur shqiptare

E FUNDIT/ Aksidentohet në Tiranë, këngëtarja e…

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Filloreta Raçi, ose siç njihet ndryshe Fifi, ka pësuar një aksident automobilistik pasditen e sotme.

Aksidenti ka ndodhur në Tiranë, ndërsa Fifi gëzon shëndet të plotë.

Nga aksidenti ku u përfshinë dy mjete, shkaqet e të cilit nuk dihen ende, thuhet se ka vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shpejt Policia e Shtetit.

Të pranishëm kanë qenë dy shoferët e automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Këngëtarja ka reaguar rreth ngjarjes, duke u shprehur se është mirë.

/Gazetaatdheu.com/

 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit