FOTO/ Bënte xhiro me Drejtoreshën e Patentave, breshëri plumbash makinës së nipit të deputetit të PS-së

FOTO/ Bënte xhiro me Drejtoreshën e Patentave,…

Ishte në autoveturën me xhama të zinj me Drejtoreshën e Patentave të Shkodrës, në momentin kur nipit të deputetit socialist iu bë atentat në një fshat të Shkodrës.

I qëlluar me breshëri plumbash ka qenë drejtuesi i automjetit Fatjon Harusha, djali i xhaxhait të deputetit të PS-së, Luan Harusha, por që fatmirësisht ka mbetur pa u prekur nga plumbat.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak orë më parë kur u raportuan të shtëna me armë zjarri në fshatin Vukatanë të Shkodrës.

Dy persona, ende të pidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një makine, por nga të shtënat nuk pati të lënduar.

“Gazetaatdheu.com” arriti të mësojë se, në makinë bashkë me Fatjon Harushën, ishte edhe Egla Mirashin, Drejtoreshë e Patentave në Qarkun e Shkodrës.

Nga burimet policore mësuam se, makina ishte në pronësi të Drejtoreshës, Mirashi.

Kujtojmë se më herët, Mirashit i është vendosur eksploziv në makinë një muaj më parë, por fatmirësisht, ajo shpëtoi pasi e pikasi sasinë e eksplozivit nën automjet.

Ende nuk dihet lidhja mes Harushës dhe Drejtoreshës së Patentave.

Por burimet kanë raportuar më tej se: “Çifti po udhëtonte me një makinë tip “Hyndai” me xhama të zinj, që i përkiste Drejtores së Patentave të Shkodrës, kur është qëlluar në dalje të Shkodrës në rrugën dytësore në fshatin Vukatanë”.

Ndërkohë, lexuesit tanë kanë dërguar në adresën tonë edhe këto foto të personave të përfshirë në atentat:

[ngg src=”galleries” ids=”92″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit