E FUNDIT | Detaje nga ngjarja tragjike, ku 12-vjeçarja u dogj në shtëpi

E FUNDIT | Detaje nga ngjarja tragjike,…

Krisanthi N. mësohet se është e mitura që gjeti vdekjen tragjike mbrëmjen e sotme në banesën e saj në Derviçan pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra nga flakët që i përfshinë shtëpinë. I ati i të miturës mbeti i plagosur, teksa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende me dije. 

Familjarët qëndruan për minuta me radhë në urgjencën e spitalit ‘Omer Nishani’, por mjekët e kanë pasur të pamundur që të mbanin në jetë vajzën e mitur.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në banesën e familjes Ndriço, ndërkohë që vajza e cila humbi jetën vuante nga spektri i autizmit. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit