E Fundit/ Deti i merr jetën turistit kosovar që po pushonte në Durrës

E Fundit/ Deti i merr jetën turistit…

Ajo që duhet të ishte një ditë normale plazhi në Durrës, ka rezultuar tragjike për një shtetas kosovar 60-vjeçar.

Ai ka humbur jetën duke u mbytur në det mesditën e sotme, në vendin e njohur si plazhi i “Hekurudhës” në Shkozet të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe nga banorët e zonës u njoftua Policia dhe ambulanca që shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ende nuk bëhet i ditur shkaku i saktë që i shkaktoi mbytjen të ndjerit me inicialet R.B. nga Kosova.

Durrës/ Informacion paraprak nga policia:

“Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë”.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit