E fundit! Flakët përfshijnë spitalin Covid në Tiranë

E fundit! Flakët përfshijnë spitalin Covid në…

Spitali i Covid në tiranë është përfshirë nga flakët. Një vatër zjarri është përhapur në mjediset e spitalit Covid 3 në Tiranë, i cili ndodhet në ish-repartin e kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndërkohë mësohet se zjarri  është shkaktuar nga një rezistencë që mbanin në zyrë punonjësit. Zjarri ka rënë në katin e parë të spitalit dhe fatmirësisht nuk ka patur pacientë të shtruar. Nuk ka viktima, por vetëm dëme në materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit