E FUNDIT/ Gjendet një person i pajetë pranë një lumi në Vlorë

E FUNDIT/ Gjendet një person i pajetë…

Një person është gjendur i pajetë këtë mbrëmje në Vlorë, në fshatin Brataj.

Sipas policisë lokale, personi është gjendur buzë lumit, dhe dyshohet se është mbytur.

Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit