
Tjetër ngjarje e rëndë shënohet në Shkodër, pas asaj ku nëna me 3 fëmijët u hodh nga ura e Bunës duke u marrë jetën.
Mësohet se po nga e njëjta urë është hedhur një grua, e cila u gjet pak më parë e pajetë.
Sipas policisë Shefike Osja, 63 vjeç, është vetëmbytur.
Policia ka shkuar në vendngjarje, teksa nuk dihet dinamika e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Punonjësit e Policisë, me një varkë janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.
Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.