E fundit/ Një tjetër tërmet i fortë godet Greqinë

E fundit/ Një tjetër tërmet i fortë…

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur mbrëmjen e sotme Greqinë. Sipas qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, një tërmet me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter u regjistrua vetëm pak minuta më parë.

Epiqendra e lëkundjeve rezulton të jetë 30 kilometra në perëndim të Larisës dhe 17 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Tyrnavos.

Thellësia e vatrës sipas EMSC ishte 2 km. Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditës Greqia u godit nga një tërmet i fortë prej 6.0 ballësh.

Zona më e prekur ishte Larisa, ku u regjistruan dëme të konsiderueshme materiale. Që prej këtij tërmeti janë regjistruar shumë pas lëkundje të cilat shkaktuan shumë panik te qytetarët të cilët u larguan nga banesat e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit