E gjithë vëmendja te zgjedhjet/ Rilindja shpërndan lekët e shqiptarëve! 180 MLN oligarkut Skënder Lufi

E gjithë vëmendja te zgjedhjet/ Rilindja shpërndan…

MONTAL e Skënder Lufit, është një prej kompanive në sektorin e Shëndetësisë që ka përfituar më së shumti prokurime publike, me shkelje e pa shkelje. Referuar dy tenderave të fundit të përfituar nga kjo kompani, të cilat kapin vlerën e mbi 180 MILIONË LEKËVE PA TVSH, shumë kjo që i shtohet buxhetit të përgjithshëm që kompania e oligarkut shqiptar ka përfituar.

Në tenderin e parë bëhet fjalë për furnizimin me pajisje mjekësore për Urgjencën në Spitalin e Lezhës me vlerë të përftuar 130 MILIONË LEKË dhe i dyti me vlerë mbi 57 MILIONË LEKË për Furnizim, vendosje kokë goditëse për një pajisje mjekësore në QSUT.

Tenderi i dytë është shënuar me shkelje REDFLAG për shkak se Skënder Lufit i është dhënë në tavolinë tenderi, pasi nuk ka patur asnjë konkurrent dhe e ka kontaktuar vetë, personalisht Enkel Joti i QSUT. Në tenderin e dytë kanë marrë pjesë të gjitha kompanitë që në bashkëpunim me Lufin kanë përfituar tendera në këtë fushë dhe çuditërisht ose nuk kanë plotësuar dokumentacionet e nevojshme për ta fituar, ose nuk kanë dhënë ofertë fare. Tendera të tillë bëhen me shkak favorizimi të një operatori ekonomik, kur disa të tjerë e ndihmojnë të plotësojë kushtin e konkurrencës në mënyrë që tenderi të rezultojë pa shkelje./JOQ Albania/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit