Godet me grushte shefin e Europol Tirana se e parakaloi, 23-vjeçari nën hetim

Godet me grushte shefin e Europol Tirana…

Një 23-vjeçar i identifikuar si Klesti Qordja, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dhunuar drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktari.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në fillim të muajit shkurt.  

Bajraktari po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur 23-vjeçari, i acaruar se ishte parakaluar, i ka kërkuar të ndalojë.

Pas këtij momenti ata kanë zbritur nga mjeti dhe Klesti Qordja e ka goditur atë me grushte, edhe pse ishte paralajmëruar nga Bajraktari se ai ishte pjesë e Policisë së Shtetit.

I riu është ndaluar më vonë nga policia dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ai ka thënë se donte ta pyeste se cila ishte arsyeja që e kishte parakaluar.

Ndërsa për dhunën e ushtruar, pretendon se ishte për vetëmbrojtje, pasi shefi i Europol i kishte vënë dorën në qafë.

Prokurorja Mirela Zavalani ka ngritur ndaj të riut akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit