E goditi të dashurën mbi 40 herë me thikë. Nuk doja ta vrisja!

E goditi të dashurën mbi 40 herë…

Një bisedë e nisur në rrjete sociale midis një shqiptari të martuar dhe një gruaje nga Maqedonia e Veriut që jetonte në Vjene krijoi një lidhje të fortë dashurie që më vonë u kthye në makth.

Një shqiptar i Kosovës ka goditur mbi 40 herë ish të dashurën e tij duke u akuzuar për tentativë vrasje. Ai doli sot përpara Gjykatës dhe tha donte vetëm t’i jepte një mësim.

Në aktakuzë thuhet se shqiptari e  kishte sulmuar nga pas në oborr dhe e kishte goditur me thikë dymbëdhjetë herë në qafë, qafë, fytyrë dhe shpinë.

 ‘Kur tehu u shkëput, shqiptari ka kapur një kaçavidë dhe e ka goditur me të edhe 30 herë të tjera.

 ‘Gruaja u kundërpërgjigj, madje në një moment arriti të shkëputet dhe të vrapojë jashtë në drejtim të trotuarit, ku i pandehuri e kapi dhe e sulmoi sërish’, thuhet në aktakuzë.

Më pas policia vjenezë kishte arrestuar shqiptarin pranë vendit të krimit.

Viktima kishte marrë trajtim mjekësor disa ditor.

E pyetur për gjendjen e saj të tanishme, ajo u përgjigj se prej kohësh nuk guxonte të dilte vetëm nga apartamenti dhe se nuk flinte mirë.

Ndërsa burri ka thënë në gjykatë se ‘Kurrë në jetën time nuk kam menduar ta vras.

Burri nga Kosova i kishte premtuar të dashurës së tij se do ta linte gruan dhe do të martohej me të, por kjo nuk ndodhi kurrë dhe bëri që grindjet mes çiftit të ishin të vazhdueshme.

‘Ajo donte të shkatërronte familjen time, ishte xheloze dhe ka kontaktuar gruan time, unë doja vetëm t’i jepja një mësim”- tha i pandehuri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit