E habitshme| Partia shqiptare vendos batanije në vend të flamujve

E habitshme| Partia shqiptare vendos batanije në…

Partia Socialdemokrate ka çuditur gjithë rrjetin me veprimin qesharak që ka bërë. Në vend të flamujve në oborrin e Qeverisë së Kosovës, ka vendosur batanije shumëngjyrëshe.

Aktivistët e PSD-së e kanë bërë këtë aksion si formë mesazhi për krizën energjetike që ka përfshirë vendin.

Zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, është shprehur se batanijet e vendosura janë simbol i dorëzimit të qeverisë “Kurti” përballë situatës energjetike. “Kemi një kryeministër që na udhëzon se mënyra e të mbrojturit nga të ftohti është qebja. kemi një ministre që hedh fajin te njerëzit që po e përdorin rrymën për komoditet”, u shpreh Kuçi. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit