E habitshme| Testi i drogës përjashton nga detyra policen, konsumonte kokainë

E habitshme| Testi i drogës përjashton nga…

Pak kohë pasi tek policët nisi kryerja e testit të drogës, është marrë masa e parë e shkarkimit nga detyra për një punonjëse pranë Drejtorisë së Elbasanit. Kjo e fundit rezultoi përdoruese e kokainës. Po ashtu, nga strukturat e posaçme, u njoftua se pritet të marrin të njëjtën masë edhe për një tjetër efektiv që ndodhet nën hetim administrativ.

Si fillim, një numër i konsiderueshëm punonjësish në komisariate të vendit rezultuan se ishin përdorues droge, bazuar në atë që tregonin testes.

Mirëpo, këto rezultate u kundërshtuan në bllok. Kjo situata detyroi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të siguronte nëpërmjet rregullores që do kryhej një tjetër kontroll më i detajuar.

Nëse testi rezulton pozitiv, Drejtoria e Standardeve nis ecurinë disiplinore deri në vërtetimin ose jo që punonjësi i policisë është përdorues droge.

Testit të drogës pritet t’i nënshtrohen të gjithë efektivët e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit