E harroi Kim Kardashian! Thuhet se Kanye West ka nisur një lidhje me modelen e famshme

E harroi Kim Kardashian! Thuhet se Kanye…

Kanye West dhe Irina Shayk janë në një lidhje? Një burim ka thënë për tabloidin “DeuxMoise” se reperi i famshëm ka nisur një romancë dashurie të fshehtë me supermodelen.

E ky lajm menjëherë pushtoi “Twitter”-in dhe më pas të gjitha rrjetet e tjera sociale.

“Nuk e di nëse ‘takimet’ (dating) janë fjala e duhur për ta përshkruar, por duket që mes tyre ka interes”, ka thënë burimi.

Por lidhur me këto thashetheme nuk ka reaguar asnjëri prej tyre. Kujtojmë se njohja e Irina-s me Kanye-n daton që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, “Power”. Bukuroshja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanye-s, në Paris, gjatë vitit 2012.

Nga ana tjetër, Kanye West është ndarë me yllin televiziv, Kim Kardashian. Ata vendosën që t’i jepnin fund martesës së tyre afro shtatëvjeçare.

Mediat e huaja raportuan se me 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit