E hënë, shi dhe trafik! Qytetari zbret nga makina e tij dhe bën punën e Policit Rrugor

E hënë, shi dhe trafik! Qytetari zbret…

Mëngjesin e sotëm, në kryqëzimin e Komunës së Parisit, në mungesë të Policisë Rrugore, një qytetar ka vendosur të ndërhyjë vetë për të lehtësuar trafikun.

Siç shihet në pamjet e dërguara pranë redaksisë JOQ Albania, qytetari zbret nga automjeti i tij dhe nis të orientojë drejtuesit e mjeteve, duke ndihmuar në organizimin e lëvizjes dhe shmangien e kaosit në rrugë.

Një gjest qytetarie që vjen në një mëngjes të vështirë, me shi dhe trafik të rënduar ku mungesa e Policisë Rrugore në këtë kryqëzim sjell shumë problematika.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit