Zhaklin Lekatari: Sudja e firmave piramidale, histori suksesi!

Zhaklin Lekatari: Sudja e firmave piramidale, histori…

Zhaklin Lekatari ka vendosur që këtë herë të mos flasë për mënyrën sesi duhet të jenë marrëdhëniet intime për të kënaqur partnerët. Blogerja e seksit ka promovuar në rrjetet sociale një personazh që u shkaktoi shqiptarëve një dëm të pallogaritshëm. Lekatari ka postuar si frymëzim dhe si intelektuale të suksesshme e të jashtëzakonshme Maksude Kadenën.

Maksude Kadena, e njohur si Sudja, ishte pjesë e listës së personave që u morrën para shqiptarëve nëpërmjet firmave piramidale. Shifrat nuk janë plotësisht të sakta, por mendohet se vetëm Sudja ka mbledhur 1.2 miliardë dollarë. E këtë skemë zhvatëse të krijuar nga Sudja apo njerëz pas saj, blogerja e seksit e sheh si një grua e biznesit, luaneshë, intelektuale apo edhe filantrope.

“Sot dua të ndaj me ju historinë e jashtzakonshme të suksesit të intelektuales, filantropes, e gruas së biznesit Maksude Kadena. Maksude Kadena e njohur ndryshe si Sudja, në vitin 1993 themeloi një firmë piramidale, e cila grumbulloi më shumë se 80 mijë kreditorë. Sudja që më parë kishte punuar si rrobalarëse dhe punonjëse e një fabrike këpucësh, ia doli që me karizmën e saj të jashtëzakonshme, profesionalizmin, t’i merrte popullit shqiptar 1.2 miliardë dollarë. Më 16 nëntor 1996, Sudja me guximin e një luaneshe, zgjati kokën në një dritare pallati, para të cilit prisnin mijëra njerëz dhe tha: Paratë mbaruan. Të gjitha i mori kopetenti” – shkruan Lekatari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit