E infektuar me koronavirus në Sarandë, një shtetase ukrainase lë Infektivin, pritet me buqetë lulesh

E infektuar me koronavirus në Sarandë, një…

E diela në spitalin Infektiv nuk kishte vetëm momente të vështira për shkak të koronavirusit, por edhe emocione, jashtë kangjellave rrethuese të spitali.

Me një buqetë me lule ky zotëri priste partneren të dilte, pasi rezulton se e kishte fituar betejën me koronavirusin.

Pacientja që ka lënë spitalin infektiv është një shtetase ukrainase e cila rezultoi pozitive me Covid-19 disa ditë më parë në Sarandë.

Sipas pretendimit të saj dhe te familjarëve, e reja u identifikua me koronavirus në qytetin e Sarandës, aty ku edhe kanë banesën e tyre, duke përgënjeshtruar lajmin se kanë lëvizur në drejtim të qytetit bregdetar pasi ishte identifikuar si bartëse e këtij virusi.

Gjendja e saj shëndetësore fatmirësisht është e mirë, ndërsa do të qëndroj edhe 14 ditë të tjera në izolim.

Përveç numrit të konsiderueshëm të të prekurve me Covid-19 pas hapjes së Shqipërisë Ndryshim ka pësuar edhe numri i të shtruarve në spitalin infektiv.

Aktualisht janë 30 pacient të cilët po marrin shërbim mjekësor në spitalin infektiv nga të cilët 6 në terapi intensive dhe 2 prej tyre të intubuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit