E jashtëzakonshme/ Alpinisti nga Prizreni ngjitet në majën e dytë më të lartë në botë, pas Everestit

E jashtëzakonshme/ Alpinisti nga Prizreni ngjitet në…

Nexhat Palushi theu çdo kusht klimatik dhe lodhje për t’u ngjitur në majën më të lartë në botë, pas Everestit. Shqiptari i Prizrenit udhëtoi deri në Amerikën Latine për të një eksperiencë ndryshe nga ato që kishte përjetuar më parë. Në Argjentinë ndodhet maja e dytë më e lartë në botë, e quajtur Aconcagua.

Ngjitja për alpinistin e apasionuar nisi më datë 24 janar dhe përfundoi më 8 shkurt të këtij viti. Maja ishte në një lartësi prej 6962 m dhe temperaturat e motit shkonin në -15 gradë. Ngjitja në majë u krye pas 14 ditësh, më datë 6 shkurt. Nexhati tregon se terreni kishte shumë vështirësi dhe nuk mund të përballohej lehtë.

Mbërritja në majë ishte një gëzim i veçantë për alpinistin, i cili në çantën e tij mbante flamurin e Kosovës dhe flamurin kombëtar të Shqipërisë. Në këtë udhëtimi ai tregon se ishte i vetmi nga trojet shqiptare dhe se të paktë kanë qenë alpinistët shqitarë që janë ngjitur kësaj maje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit